
Ky destinacion pushimesh i ka rrëmbyer zemrën Chiara Ferrangit
E Shtunë 27 Korrik 2019, 12:12
Dritare.net

Instagrami i saj është mbushur me foto mahnitëse që tregojnë copëza momentesh nga pushimet e kësaj familjeje, por edhe pjesë nga vendet e mrekullueshme që ka Italia.
“Casello di procopio” afër Perugia, është destinacioni që i ka rrëmbyer zemrës blogeres italiane. Ajo ka shkruar se ka udhëtuar në gjithë botën, por ky vend është perfekt.
Ndryshe nga të tjetët, Chiara nuk mund të qëndrojë më shumë se dy ditë në një vend, sa do i bukur të jetë ai.
Ajo është rikthyer edhe këtë vit, te destinacioni i pushimeve të vjetshme. Me anë të një foto në të njëjtin vend, në vite të ndryshme, e vetmja gjë që ka ndryshuar në këtë foto është djali i saj Leo./L.F-dritare.net

















