

Ndonjëherë interneti të ngjan sikur është i mbushur me histori të trishta apo të mërzitëshme. Herë të tjera interneti të ofron kuzhinier lakuriq.
Franco Noriega, është një kuzhinier i cili gatuan për ju pa rroba, por ndër të tjera i njohur edhe si “Franco Cooks”, ai është shumë simpatik.
Me origjina nga Peru, Franco është zhvendosur ne New York në vitin 2007, për të ndjekur ëndrrën për të qënë një aktor dhe ka marrë pjesë në Akademinë Amerikane të Arteve Dinamike. Por, ai nisi karrierën si model.
Ai vendosi të kombinojë dashurinë e tij për ushqimin dhe të qënurit pa bluzë, në 2014, pasi vizitoi Qendrën e Kulinarisë Ndërkombëtare. Që prej asaj kohe, Franco hapi Baby Brasa, restorant në New York.
Nisma e tij e re është kanali në Youtube “Franco Cooks”, ku ai gatuan receta të ndryshme por pa rroba. Videot janë në spanjisht, dhe Franco i shpjegon me detaje të gjitha hapat, prandaj shiheni atë me vëmendje./dritare.net
https://www.youtube.com/watch?v=au9FiJfLNBA

















