Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Receta/ Rosto me proshutë dhe djathë për mëngjes!

Receta/ Rosto me proshutë dhe djathë për mëngjes!

Receta e rekomanduar për këtë mëngjes është rosto me proshutë dhe djathë. Kjo pjatë gatuhet lehtë dhe është mjaft e shijshme për gjithë familjen.

Përbërësit:

· 3 feta proshutë

· 1/3 filxhan qepë të bardhë të grirë

· 4 lugë çaji qepë e njomë

· 1 1/2 filxhan patate të zier

· 1/2 filxhan djathë i grirë gruyere

· 2 karafil

· Hudhër

· Kripë

· Piper

· 1 lugë gjelle vaj ulliri

· 2 lugë gjelle gjalpë

· 2 lugë majdanoz

Përgatitja:

Fillimisht gatuani proshutën në një tigan, deri sa të marrë ngjyrë kafe dhe më pas shtoni qepët e bardha dhe të njoma. Lëreni të gatuhen për rreth 5 minuta, ku do të shtoni mbi të, patate, djathë, hudhër, kripë dhe piper së bashku.

Nga ana tjetër në një tigan hidhni pak gjalpë dhe vaj ulliri, ndërsa me masën formoni topa si qofte dhe gatuajeni deri sa të marrë ngjyrë kafe në të dyja anët në nxehtësi të ulët. Shërbejeni me majdanoz, qepë të njoma dhe kripë duke i hedhur nga sipër.

Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net