Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kuvendi miraton projektligjin e ri për librin, Gonxhja: Leximi në qendër të politikave kulturore

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektligjin e ri për librin, një nismë që synon modernizimin e sektorit të librit dhe përshtatjen e tij me zhvillimet bashkëkohore.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e cilësoi miratimin e projektligjit si një reformë të rëndësishme, e cila vendos leximin në qendër të politikave kulturore të vendit.

Sipas ministrit, ligji i ri forcon mbështetjen për autorët, botuesit dhe bibliotekat publike, njeh zyrtarisht librin digjital dhe zgjeron aksesin në dije për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuara.

"Sepse një vend që lexon është një vend që mendon më lirshëm, krijon më shumë dhe ndërton një të ardhme më të fortë. Investimi te libri është investim te kultura, te arsimi dhe te brezat që do të ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes.

Me këtë projektligj, qeveria synon të krijojë një kuadër më bashkëkohor për zhvillimin e industrisë së librit, duke nxitur leximin, promovuar botimet dhe garantuar akses më të gjerë në kulturë dhe arsim", u shpreh ministri./L.F-dritare.net