
Kush është Jomana, motra e vogël e sulmuesit terrorist në Mançester!
Dritare.net

Ajo quhet Jomana, në profilet sociale ajo lavdëron Allahun, dhe shpjegon se duhet të veshin shaminë. Ajo bën një jetë perëndimore dhe mëson mësimet islame. Deri më 23 maj, askush nuk e dinte se kush ishte ajo, tani ngjarja e Manchester e rriti rëndësinë e saj në lajme sepse Jomana është mbi të gjitha motra e vogël të Salman Abedi, autori 22 vjeçar i masakrës në Manchester, transmeton “Corriere.it” shkruan dritare.net
Familja
Sipas raporteve të "Telegraph" Salman është në fakt fëmija i dytë nga katër fëmijët e një çifti të refugjatëve libianë që emigrun në Mbretërinë e Bashkuar për të shpëtuar regjimin e kolonelit Gadafi. Nëna, Samia Tabbal, 50 vjeç dhe babai i tij, Abedi Ramadan, një roje sigurie, i cili ka jetuar në Londër para se të lëvizin në rrethin e Fallowfield, në jug të Mançesterit, ku ata kaluan të paktën dhjetë vjet. Jomana është më e vogla e familjes, e vetmja femër e çiftit. Ajo shkruan në rrjetet sociale sikur është një vendase e Tripolit, Ajo lindi në Mançester, dhe shpjegon se si ka mbaruar Universitetin në Whalley- Gama, para se të fillonte të punojë në xhaminë në Didsbury në vitin 2013./Përktheu nga “Corriere.it” dritare.net

















