
Kush është i forti i Shkodrës që i bënë atentat, i dënuar me 16 vite burg për vrasje
E Enjte 29 Qershor 2017, 11:11
Dritare.net

Hajdari është një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2009 ai u dënua me 16 vite burg për vrasjen e Indrit Bajrit. 42 vjeçari, i njohur dhe me emrin Mir Vetlla, nuk e pranoi asnjëherë akuzën dhe pasi kreu rreth 5 vite burg, Hajdari u lirua me vendim gjykate. Për këtë arsye, policia ka si pistë kryesore atë të hakmarrjes për ngjarjen e ndodhur 16 vite më parë. Por, nga ana tjetër, uniformat blu po hetojnë edhe në pista të tjera, pasi Hajdari njihet si person problematik.
Ilmir Hajdari, se bashku me Xhabir Shegajn dhe një person tjetër, u akuzuan se ekzekutuan Indrit Bajrin me automatik. Vetë Shegaj u ekzekutua me snajper në vitin 2015 për vrasjen e Indrit Bajrit.

















