Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Sonte sytë nga qielli. Shfaqet Hëna e Kastorit

Sonte sytë nga qielli. Shfaqet Hëna e Kastorit

Kanë mbetur edhe pak orë derisa të shijojmë hënën e plotë të nëntorit 2024, e cila do të na dhurojë një pamje mbresëlënëse në qiell.

Qielli do të ndizet në mbrëmje me hënën e plotë të parafundit të vitit, duke magjepsur sytë e atyre që shikojnë lart.

Hëna e plotë e nëntorit njihet edhe si 'hëna e kastorit'. Termi vjen nga traditat dhe folklori i vendasve të Amerikës së Veriut dhe Evropës.

Sipas Almanac, në këtë periudhë të vitit, kastorët kthehen në foletë e tyre, pasi kanë ruajtur mjaftueshëm ushqim për dimrin e gjatë. Emrat e hënës së plotë të nëntorit nxjerrin në pah veprimet e kafshëve që përgatiten për dimër dhe fillimin e ditëve më të ftohta që vijnë.

Sipas Forbes, në këtë hënë të plotë, hëna do të marrë një ngjyrë portokalli të ndezur për 15 deri në 20 minuta, duke krijuar një imazh magjik në qiell.

Më 15 dhjetor 2024 do të shohim hënën e plotë të fundit për vitin 2024, e cila quhet edhe “Hëna e Plotë e Ftohtë” për shkak të kushteve të motit, por edhe “Hëna e Plotë e Natës së Madhe” pasi lind gjatë netëve “më të gjata” të vitit, e cila është afër solsticit dimëror të dhjetorit./K.C/dritare.net