

Nga Lira Gjika:
Një mësues gjuhe iu drejtua nxënësve të tij që po flisnin me njëri tjetrin me fjalë rruge e banale që i dëgjojnë në rrjetet sociale e TV.
Ai u tha:- pse e pengoni mendjen tuaj të punojë? Këto fjalë që përdorni e asfiksojnë gjuhën, e banalizojnë atë dhe kështu pengoni mendjen të funksionojë. Kujdes djem dhe vajza, ju duhet të mësoni dhe zgjidhni për përdorim fjalët që e zhvillojnë dhe nuk e asfiksojnë mendjen. Ju duhet të mësoni fjalët që shmangin banalen. Banaliteti e bën njeriun të pa aftë të jetë vetja apo i lirë.
Për tu realizuar ky proces kërkon bashkëpunimin “unë, mësuesi juaj dhe ju, nxënësit e mi”. Ne, te dy palët bashkë, do të përpiqemi ta realizojmë këtë detyrë të vështirë, por shumë të rëndësishme për veten tuaj. Të jesh i lirë nuk do të thotë të thuash çdo fjalë por të zgjedhësh fjalët dhe ti thuash e përdorësh ato në mënyrë sa më cilësore për mendjen. Unë jam këtu pikërisht për këtë proces. Ju duke u mbështetur dhe nga unë të mund ta bëni realitet këtë detyrë ëndërr ndaj vetes./dritare.net

















