
Të fitosh respektin e maces tënde është një udhëtim, jo një destinacion. Ashtu si me qentë dhe shumicën e njerëzve, macet i përgjigjen më së miri sjelljes pozitive dhe kujdesit të vazhdueshëm.
Marrëdhëniet e shëndetshme me macet kërkojnë kompromis, vëmendje ndaj detajeve dhe të kuptuarit se nga vijnë dhe si kanë evoluar për të banuar në miliona shtëpi në mbarë globin, por e vetmja gjë që nuk duhet të bëni kurrë nëse doni të fitoni respektin e maces është të sillesh si një alfa, si lideri.
Ky qëndrim çon në marrëdhënie të bazuara në frikë, të cilat jo vetëm që janë joefektive kur bëhet fjalë për ta bërë macen tuaj të bëjë atë që dëshironi, por gjithashtu ju grabitin të gjitha përfitimet e prindërimit të maces si përqafimi dhe ledhatimi.
Si duket kur një mace ju respekton?
Respekti është i ngjashëm me dashurinë dhe shumë si admirimi. Nuk është ndjekja verbërisht e komandave ose përkulja ndaj vullnetit tuaj nga frika ose zhgënjimi. Macet nuk janë shumë të mira në komunikimin e emocioneve , kështu që ne duhet të mbështetemi shumë në veprimet e tyre për të kuptuar nëse na respektojnë apo jo.
Eksperti i sjelljes veterinare Carlo Siracusa dhe profesori i etikës dhe mirëqenies së kafshëve James Serpell në Shkollën e Mjekësisë Veterinare të Universitetit të Pensilvanisë thanë se hulumtimi mbi sjelljen e maceve zbulon se macet në të vërtetë i duan njerëzit e tyre. Në mënyrën e tyre. Serpell krijoi Pyetësorin e Vlerësimit dhe Kërkimit të Sjelljes së Maces dhe zbuloi se macet shprehin probleme të sjelljes kur ndahen nga njerëzit e tyre për një periudhë të gjatë kohore. Ao gjtihashtu iu përgjigjen kur i thërrisni dhe vijnë e qëndrojnë pranë jush. Mund të duken si të ftohta dhe jo emocionale por macet dinë të duan në mënyrën e tyre dhe këtu nuk ka kompromise./M.K/dritare.net

















