
Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje. Por ky muaj është shumë më tepër se thjesht kufizim i të ngrënit apo të pirit. Sipas librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranit, muaji i Ramazanit dhe agjërimi janë momentet që e afrojnë më shumë njeriun me Krijuesin.
Si për çdo adhurim, edhe për agjërimin e muajit të Ramazanit që mbahet një herë në vit, ka një sërë rregullash që duhen respektuar. Hoxhë Ahmed Kalaja, në një intervistë për Dritare TV, ndërsa dha këshillat e tij për besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, për t'i ardhur në ndihmë atyre që agjërojnë, tregoi se në cilat raste agjërimi mund të prishet./K.C/ dritare.net

















