
Gjendet pas 100 vitesh këpuca e alpinistit të zhdukur në malin e Everestit!
Dritare.net

Një këpucë që besohet se i përket një alpinisti britanik, i cili u zhduk 100 vjet më parë është gjetur në malin Everest.
Ky zbulim mund të zgjidhë një nga misteret më të mëdha të alpinizmit. Misterin e Andrew Comyn "Sandy" Irvine i cili kishte tentuar të ngjitej në Everest në qershor të vitit 1924 me partnerin e tij George Mallory. Fatkeqësisht çifti u zhduk. Trupi i njërit prej tyre u gjet ndërsa trupi i Irvine nuk u zbulua kurrë.
Zbulimi i kësaj këpuce që mendohet të jetë e Irvine, ndodhi kur një ekip alpinistësh të cilët po filmonin një dokumentar të National Geographic rastësisht panë këpucën.
Mendohet se këpuca është bërë e dukshme nga shkrirja e akullit në një akullnajë.
Me kalimin e viteve, janë bërë shumë kërkime për të gjetur trupin e Irvine pasi thuhet se ai mbante me vete një aparat fotografik me një produkt të pa publikuar ndonjëherë që mund të vërtetonte se ai dhe George Mallory, kishin pasur sukses dhe ishin ngjitur deri në majën e malit Everest.
Autoritetet britanike tani po verifikojnë identitetin e këpucës duke përdorur një mostër të ADN-së.
Por ekipi i film bërësve është mjaft i bindur se këpuca i përket Irvine, për shkak të çorapit të gjetur brenda çizmes ku është qëndisur me fjalët "AC Irvine".
Kujtojmë që kur Irvine u zhduk ishte anëtari më i ri i një ekspedite që ka intriguar botën e alpinizmit për një shekull. Hera e fundit kur çifti janë parë është më 8 qershor 1924 teksa po niseshin për në malin everest.

















