Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Çfarë mund të blini me 1 dollar, rreth e qark botës!

Çfarë mund të blini me 1 dollar, rreth e qark botës!

Çfarë mund të bëjmë me 1 dollar nëpër botë? Disa vende, ofrojnë shërbime vërtet me vlerë. Bright Side, ka rreshtuar këto vende:

Nëse jeni të lodhur pas një udhëtimi të gjatë në Filipine, një masazh këmbësh është gjithçka që ju nevojitet.

Në Stamboll, patjetër pijen më të preferuar në Turqi, çajin. Mund të gjendet edhe më lirë se 1 dollarë.

Këto kapele që njihen si “nón lá” dhe janë bërë me kashtë, në Vientam, kushtojnë 1 dollarë. Një suvenir për të kujtuar udhëtimin.

Një mënyrë e shkëlqyeshme për të lëvizur gjatë udhëtimit është të përdorni transportin publik pasi mund të vizitoni disa vende me pak para. Në Indi, tarifa minimale për të blerë një biletë metro është 10 rupi, ekuivalent me 13 cent.

Venezuela ka çmimet më të lira të benzinës në botë, 20 cent për litër. Pra, nëse po planifikoni një udhëtim në këtë vend ku mund të përdorni makinën, 1 dollar nuk është pak.

Kroacia ka akulloren më të mirë në botë dhe ia vlen të provohet, edhe nëse shkoni atje në dimër. Mund të gjeni dyqane të vogla që shesin akullore për 6 kuna, ose 94 cent.

Ndërsa në Evropë, vështirë se mund të gjesh çmime kaq të lira. Nëse jeni me fat, mund të blini vetëm një shishe ujë./K.C/dritare.net