Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Dita e Tokës 2022: Historia dhe rëndësia!

Dita e Tokës 2022:  Historia dhe rëndësia!

Dita e Tokës shënohet më 22 Prill. Kjo ditë synon që të rrisë ndërgjegjësimin për tokën, duke na bërë të mendojmë më shumë për ndotjen, shpyllëzimin dhe ngrohjen globale. Sot në të gjithë botën, organizohen një sërë fushatash, organizimesh dhe ngjarjesh për të motivuar njerëzit të bashkohen dhe të ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjeve për problemet që mundojnë planetin tonë.

Tema e Ditës së Tokës 2022 është "Investoni në planetin tonë”, një thirrje për bizneset të kalojnë drejt praktikave të qëndrueshme.

Gjatë Ditës së parë të Tokës, më 22 Prill 1970, 20 milionë njerëz dolën në rrugë duke mbushur qytetet për të protestuar kundër ndikimeve të 150 viteve të zhvillimit industrial, që si trashëgimi la ndikime serioze në shëndetin e njeriut. /L.F-dritare.net