
Adidas humbet betejën për vijat, me markën luksoze!
Dritare.net
Adidas ka humbur një çështje gjyqësore në përpjekje për të ndaluar një stilist që të përdorë një dizajn me katër vija. Gjigandi i veshjeve sportive argumentoi se katër vijat e markës luksoze Thom Browne Inc ishin shumë të ngjashme me tre vijat e saj. Browne argumentoi se blerësit nuk kishin gjasa të ngatërronin dy markat pasi ndër arsyet e tjera ai kishte një numër të ndryshëm vijash.
Adidas kishte planifikuar të kërkonte më shumë se 7.8 milion dollarë (6.4 milion £) si dëmshpërblim, por një juri në Nju Jork mbajti anën e Browne. Modelet e Browne shpesh paraqesin katër vija horizontale, paralele, që rrethojnë krahun e një veshjeje ose, siç shihet shpesh tek vetë krijuesi, një çorape. Modelet e Adidas shpesh kanë tre vija.
Ekipi ligjor i Browne-it e portretizoi atë si një i dobët që merrte përsipër një korporatë të madhe dhe argumentoi se dy markat u shërbenin klientëve të ndryshëm. Veshjet sportive nuk dominojnë krijimet e Thom Browne Inc dhe prodhimi i tyre synon klientët e pasur, për shembull, një palë dollakë kompresimi për femra kushtojnë 680 £, ndërsa një këmishë me mëngë kushton 270 £./BBC/M.T/dritare.net

















