Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kur ke shoqe Mimin: Valbona Doçi, nga fizioterapiste në deputete

Kur ke shoqe Mimin: Valbona Doçi, nga fizioterapiste në deputete
Valbona Doçi (Tahiraj) është kandidate për deputete e Partisë Socialiste, e treta në listën rendore të Qarkut të Kukësit. Zonja Tahiraj u emërua dikur edhe si drejtoreshë e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut nga qeveria rilindëse.

Së fundmi ajo ka dërguar në KQZ të dhënat e saj personale si kandidate e PS-së për Kukësin, por në jetëshkrimin e saj, vërehet një problem me intervalin e viteve të shkollës.

Zonja Tahiraj ka deklaruar si datëlindje të saj datën 4 Shtator 1960. Pak më tej ajo ka deklaruar se e ka nisur gjimnazin në vitin 1972 dhe e ka përfunduar në vitin 1975.

Valbona Doci CV zyrtare

CV-ja e dorëzuar në KQZ nga Valbona Tahiraj

Pra sipas jetëshkrimit zyrtar të zonjës Tahiraj, ajo e ka nisur gjimnazin 12 vjeçe dhe e ka përfunduar gjimnazin në moshën 15 vjeçe.

Si ka mundësi?

Për të kuptuar hendekun me vitet e shkollimit, iu drejtuam regjistrit të shtetasve, ku rezultoi se në regjistrin e gjendjes civile, zonja Tahiri rezulton e datëlindjes 1955 dhe jo e datëlindjes 1960.

Referuar këtij regjistri rezulton se zonja Tahiri e ka nisur gjimnazin në moshën 17 vjeçe dhe e ka përfunduar në moshën 20 vjeçare.

Valbona Tahiraj sipas regjistrit te gjendjes civile

Po si shpjegohet që zonja deklaron datëlindjen e vet në vitin 1960 ndërsa në regjistrin e shtetasve rezulton e datëlindjes 1955? Si shpjegohet që në CV zyrtare, kandidatja ka pretenduar se e përfundoi gjimnazin që 15 vjeçe?

Ndoshta një verifikim zyrtar më i detajuar do të mund të zbardhte arsyet e këtij paradoksi. / Hashtag.al