

Këtë të mërkurë, tema e përzgjedhur ishte pikërisht cikli menstrual; problemet, shenjat e ciklit, që shpesh femrat i neglizhojnë.
E ftuar në studion e Erjonës, mjekja Obstetre-Gjinekologe Eliona Demaliaj, njëkohësisht N/Drejtore Mjekësore në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, sqaron shkaqet, pasojat dhe hapat që duhet të ndjekë çdo femër, kur kupton që diçka nuk shkon me ciklin e saj.
Një nga këshillat kryesore të mjekes Demaliaj, për një nënë që ka vajzë adoleshente, është mosha kur duhet ta çojë tek mjeku për herë të parë fëmijën e saj: “Një vajzë e re, që nuk ka filluar një jetë seksuale, duhet të shkojë tek mjeku gjinekolog kur ka dhimbje të forta gjatë ciklit, kur ka cikle të çrregullta, apo kur ka menstruacione me sasi abondante.”/dritare.net

















