Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryeministri Ramush Haradinaj rrëfen për vitet e tij në burg

Kryeministri Ramush Haradinaj rrëfen për vitet e tij në burg
Si rrallëherë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për jetën e tij në burg. Ai tregon sesi ishte jetesa në burgun e Hagës, ku ka vuajtur për gati 4 vjet. Haradinaj u shpreh se kushtet ishin shumë të mira, dukë e krahasuar me hotele.

Sikur po shkon në një hotel. Kushtet higjienike, kushtet jetësore janë me shumë nivel. Dhomën e ke tënden, shtrat, çarçaf, mbulesa të reja, të pastra. Kuzhinë ku mund të gatuaje vetë. Unë mendoja se shumica e burgjeve ishin ashtu derisa kam parë këto të tjerat. Kishim televizor, kompjuter, palestër. Kam fjetur në hotele më të këqija se burgu Hagës”, u shpreh kryeministri.

Ai gjithashtu tregon sesi ka gënjyer një zyrtar nga Haga duke i thënë se atje kishte qenë me pushime dhe jo në burg.

“I thashë një zyrtari të huaj kam qëndruar tek ju 4 vjet. Çfarë ke bërë pyeti. Pushim i thashë. Si 4 vjet pushim, ku ke qenë pyeti. I tregova zonën. Tha qenke shumë i pasur. Pa pagesë e kam pasur i thashë”, tregoi Haradinaj./E.B-dritare.net