Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi dhe Veliaj kërcejnë bashkë në dasmën e Besit

Kryemadhi dhe Veliaj kërcejnë bashkë në dasmën e Besit
Dasma e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt ka bërë bashkë shumë artistë, personazhe të njohur dhe politikanë. Përveç organizimit madhështor, kjo dasmë solli një surprizë për politikën, ku bëri bashkë dy prej politikanëve të njohur. Nusja më e re bashkoi PS dhe LSI, duke marrë në valle kryetaren e LSI Monika Kryemadhi dhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj. Si asnjëherë tjetër, ata kërcyen bashkë, për të treguar se përtej politikës, janë miq dhe se dinë të festojnë bashkë, përtej ngjyrave politike. Fotoja është publikuar nga moderatori i njohur, Ardit Gjebrea, i cili shkruan: “Një nuse si Xhensila fton në valle Monën dhe Erionin, ...se jeta ka gëzime”. /L.P.- Dritare.net