
Krimet monstruoze që kanë ndodhur në Shqipëri, nga 1990 deri në 2016
Dritare.net

Ja lista e krimeve monstruoze:
29 maj 1992: Në Libofshë të Fierit, dy vëllezërit Ditbardh dhe Josif Çuko, grabisin në një banesë dhe vrasin 5 pjesëtarët e një familjeje, duke përfshirë edhe foshnjen 6 muajshe.
21 tetor 1995: Rrëmbehet në Tiranë dhe më pas zhduket biznesmeni shqiptaromaqedonas, Remzi Hoxha. Dyshohet se ka vdekur pasi është torturuar nga punonjës të SHIK. Ende nuk është gjetur trupi i tij.
Mars 1997: Në Lushnje vritet dhe më pas i pritet koka një personi. Autori shëtit në qytet me kokën e prerë në prani të kalimtarëve.
Mars 1998: Në plazhin e Patokut gjendet i vrarë dhe më pas i djegur roja i një lokali. Autorët e kishin lidhur me pranga policie dhe më pas e kishin vendosur të lidhur në një shtyllë.
15 mars 1998: Në QafëPriskë në Tiranë gjendet në rrugë kufoma e një pedagogu të Inxhinierisë së Ndërtimit. Mirjan Bubsi. Mendohet se autorët e kanë mbytur me peshqir dhe më pas e kanë djegur kufomën.
9 janar 1999: Gjendet rrugës drejt malit të Dajtit në bagazhin e një makine trupi i djegur i një të riu. Kufoma identifikohet muaj më vonë.
19 shkurt 1999: Në qytetin “Studenti” gjendet e masakruar me një gurë në kokë studentja 21 vjeçare Kozeta Hyseni. Ajo studionte për gjuhëletërsi në fakultetiit Histori Filologji. Edhe sot nuk është gjetur autori.
30 mars 2000: Pranë rrugën nacionale Tiranë-Durrës, gjendet e masakruar kufoma e Erieta Avdylit, punonjëse e UNICEF e cila rezultonte e zhdukur.
7 shkurt 2001: Në afërsi të pallatit “Asllan Rusi” në Tiranë, një ishpunonjës i SHIK vret me pistoletë nënë e bijë për shkak se vajza refuzoi të martohej me të.
11 tetot 2001: Në Durrës masakrohet me 11 thika një prift italian dhe më pas autori është munduar të fshehë kufomën.
3 korrik 2003: Në Bërxull të Tiranës babai vret të bijën 16vjeçare pasi u largua një natë nga shtëpia. Në fillim ngjarja u mbajt si vdekje natyrale por policia arriti të zbulojë krimin. I ati u dënua me 18 muaj burg.
4 shkurt 2004: Në zonën e ishkombinatit “Josif Pashko” në Tiranë babai vret vajzën 22 vjeç sepse kishte tre ditë që nuk ishte kthyer në shtëpi.
16 dhjetor 2004: Zhduket nga trageti që po vinte nga Italia drejt Durrësit Irena Seli, një grua rreth të 40ave. Mendohet se e kanë hedhur nga trageti në ujë.
9 shkurt 2006: Në fshatin Kozarë të Kuçovës, gjenden të pa jetë në banesën e tyre tre pjesëtarët e një familje, kryefamiljari, gruaja e tij shtatzënë dhe djali i tyre 3 vjeçar. Për këtë krim është arrestuar vëllai i viktimës, por ai nuk e ka pranuar krimin.
7 korrik 2006: Në Has zhduket dhe më pas gjendet i vdekur mjeku dhe kryetari i degës së PD Behar Kastrati. Mendohet se më parë ai është vrarë dhe më pas është hedhur në rezervuar.
20 tetor 2006: Në ZallHerr të Tiranës gjendet një kufomë e masakruar e një vajze rreth 20 vjeçe. Edhe sot nuk është mësuar identiteti dhe autorët e këtij krimi makabër.
7 mars 2009: Në lagjen “Allias” në Tiranë, dhëndri vret me pistolete vjehrrin, vjehrrën dhe pasi plagos edhe djalin e vet 16 vjeçar më pas vret veten. Sipas policisë, shkak ka qenë grindja ne familje.
12 tetor 2009: Në Bulqizë gjenden te vdekur në banesën e tyre një çift i ri bashkëshortësh. Policia hedh dyshimet se vrasje mund te jete një krim brenda familjes.
3 shkurt 2011: Në Tiranë masakrohet me thika dhe më pas digjet në banesë një vajzë e re. Nuk janë zbuluar ende autorët.
15 shkurt 2010: Kapet nga policia një person nga Librazhdi që kishte masakruar me sëpatë të ëmën 75 vjeç. Ai dyshohet kishte kryer edhe 4 vrase të tjera në fshat.
11 maj 2010: Në ambientet e shkollës se mesme “Mahir Domi” në Elbasan, ekzekutohet një 19 vjeçare. Sipas policisë autori pasi ka kryer krimin ka vrarë edhe veten. Shkak është bërë refuzimi i vajzës.
18 mars 2011: Në Elbasan, nënë e bijë janë ekzekutuar me armë nga djali i shtëpisë. 28 vjeçari pasi ka qëlluar për vdekjen nënën dhe motrën e tij është vetëdorëzuar në polici.
19 mars 2011: Tre persona të së njëjtës familje janë vrarë dhe një është plagosur, në Elbasan në lagjen “Syrja Dylgjeri”. Një person i paidentifikuar ka hyrë në banesën e familjes dhe ka vrarë tre burrat e familjes. Mendohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje.
1 korrik 2011: Në Tiranë ekzekutohen me automatik në shtëpinë e tyre burrë e grua. Policia nis hetimin dhe arreston autorin. Shkak për vrasjen dyshohet martesa e mosaprovuar midis autorit me vajzën e çiftit të vrarë.
26 shtator 2011: Në Durrës gjendjet në makinën e tij i djegur, trupi i pa jetë i një punonjësi të SHISH. Mendohet se krimi ka ndodhur për shkak të detyrës.
15 tetor 2011: Në një pyll në Shëngjin gjendet një vajzë 25 vjeçare e masakruar me 20 plagë nga goditjet e thikës. Mendohet se vajza ishte nga Fieri.
13 gusht 2011: Në vendin e grumbullimit të plehrave në Korçë gjendet një kufomë e masakruar e një gruaje rreth të 30ave. Asaj i kishin prerë kokën dhe gjymtyrët. Ende dhe sot nuk është identifikuar.
3 shkurt 2012: Ekzekutohet në një pritë me 3 plumba një grua në Tiranë me profesion laborante dentare. Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes dhe autori.
2 gusht 2012: Në Arrë e Temalit në Shkodër babai 45 vjeç, vret të bijën 14 vjeç sepse nuk donte të kulloste bagëtinë dhe më pas ai vret edhe veten.
7 gusht 2012: Në Poliçan të Skraparit roja i uzinës vret shefin e vet dhe më pas veten. Më pas vëllai i të vrarit dhunon kufomën e vrasësit.
3 shtator 2012: Në zonën e plazhit “Iliria” në Durrës, nipi 26 vjeç vret xhaxhanë 56 vjeç me thikë dhe më pas fshehu kufomën në banjë në apartamentin ku banonte.
11 tetor 2012 : Në Xhafzotaj të Durrësit një 80 vjeçar masakron duke i prerë kokën një vajze studente 18vjeç e cila ishte shtatzënë me të. Sipas hetimeve turpi për këtë lidhje ka bërë që vajza ti kërkonte 80 vjeçarit ta vriste dhe ai ka kryer krimin.
18 nëntor 2012: Ne Berat ekzekutohet për hakmarrje një 65 vjeçar, pasi ishte vrarë i është prerë koka. Shkak sipas policisë është bërë aksidenti që kishte bërë djali i tij nga ku kishte gjetur vdekjen një 52 vjeçare.
11 dhjetor 2012: Në Orikum të Vlorë një burrë masakron me sqepar gruan shtatzënë dhe për dy net fle në shtëpi duke pasur kufomën aty.
31 janar 2013: Në Elbasan babai vret djalin dhe nusen e tij italiane pas një debati lidhur me mënyrën e jetesës dhe pronësinë e shtëpisë.
23 shkurt 2013: Në Fier një person ka vrarë vjehrrin, vjehrrën, ka plagosur bashkëshorten dhe më pas ka vrarë veten.
25 shkurt 2013: Në Luzni të Dibrës dy nuse masakrojnë dhe më pas i hedhin vaj të nxehtë në vesh vjehrrës, Më pas kufomën e groposin në kasollen e lopës por policia zbulon ngjarjen dhe arreston të dy nuset.
16 mars 2013: Kapet në Tiranë pedofili Ardian Përrenjasi i cili kishte abuzuar me një fëmijë dhe që dyshohet se kishte vrarë një fëmijë tjetër i cili rezulton ende i zhdukur.
16 tetor 2013: Në lagjen 18 shtatori në Gjirokastër një 57 vjeçar vret gruan dhe më pas veten në sy të vajzës 25 vjeçare.
5 dhjetor 2013: Në Shkozet të Durrës në një orë mësimi vritet me çifte një nxënës 15 vjeçar nga shoku i tij i klasës pas një grindjeje.
9 mars 2014: Në Lecco të Italisë, një nënë shqiptare, Edlira Dobrushi, vret tre vajzat e saj 3, 10 dhe 13 vjeç pas divorcit me të shoqin shqiptar i cili ishte kthyer në Shqipëri.
17 mars 2013: Në një shpellë në Zagorë të Shkrelit në Malësinë e Madhe gjendet një kufomë pa kokë mbuluar me gurë.
23 mars 2014: Në Kurbin një nënë 45 vjeçare vret të bijën 15 vjeçare dhe më pas vret veten. Sipas të dhënave të para, e ëma ka pasur si motiv për ta penguar vajzën të shkojë në ekskursion me klasën por edhe për një lidhje dashurie të saj.
28 korrik 2013: Në plazhin e ujit të Ftohtë në Vlorë, një 18 vjecar ekzekuton me breshëri automatiku tre pushues. Sipas policisë, autori i arrestuar do të qëllonte ngacmuesit e motrës së tij, por gabimisht janë vrarë tre pushuesit.
9 maj 2014: Në Domgjon të Mirditës burri masakron gruan dhe më pas var veten. Mendohet se moti është kryer për xhelozi.
1 maj 2014: Në fshatin Kuturman të Librazhdit nënë mbyt me jastëk foshnjen 2 muajshe sepse bashkëshorti i mohoi atësinë.
29 maj 2014: Në fshatin Sllatinë të komunës Sllovë në Dibër, Babai vret të bijën 21 vjeçare me 8 plumba. E bija ishte shtatzënë në muajin e pestë dhe fakti që ajo nuk ka treguar se kush ishte i ati ka sjellë reagimin e tij duke e ekzekutuar.
18 gusht 2016: Një i sëmur mendor në Himarë vret dhe më pas i pret kokën një fëmije 12 vjeç të cilin e kishte kushëri. Fëmija kishte ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet.
3 dhjetor 2016: Ferdinand Ruko 52 vjeç nga Fieri, pasi e rreh dhe e zhvesh lakuriq bashkëshorten e tij Liljana Ruko, 43 vjeç, e hedh nga dritarja duke i shkaktuar vdekjen.
5 dhjetor 2016: Naum Toshi 41 vjeç në qytetin e Korçës ka mbytur fëmijët dhe më pas është vetëvarur në shtëpinë e vet pas braktisjes që bashkëshortja i kishte bërë familjes.

















