Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Vjosa Osmani përjashtohet nga LDK? Nuk më informojnë për mbledhjet!

Vjosa Osmani përjashtohet nga LDK? Nuk më informojnë për

Nënkryetarja e LDK, Vjosa Osmani njëherësh kryetare e Kuvendit në një dalje për mediat ka thënë se partia e saj nuk e informon më për zhvillimet që ndodhin në subjektin ku bën pjesë. Osmani ka thënë se nuk është informuar sot për mbledhjen që mban LDK, në lidhje me koalicionin dhe qeverinë e re.

Edhe pse jo zyrtarisht duket se Osmani që ka qenë kandidate për kryeministre e Kosovës është përjashtuar nga partia e saj.

“Jam tërësisht e painformuar, unë sapo e dëgjova që qenka edhe një takim tjetër sot lidhur me këtë përpjekje në të cilën unë nuk jam ftuar por që nuk është asgjë e re. Ka një kohë të gjatë edhe para mocionit, ka shumë takime që nuk jam ftuar, nuk jam konsultuar besoj që edhe ju mund të keni më shumë informata. Për refuzimin duhet t’i pyesni personat që janë të kyçur në këtë temë, nuk kam diskutuar me askënd dhe askush s’ka diskutuar me mua”-ka thënë Osmani./I.M-Dritare.net