
Rriten numrat me Covid-19 në Kosovë/ Anulohen të gjitha fluturimet!
E Hënë 15 Qershor 2020, 10:10
Dritare.net
Kosova ka anuluar të gjitha fluturimet ajrore ditën e sotme. Shkak për këtë është bërë rritja e ndjeshme e numrit të të infektuarve me Covid-19. Edhe fluturimet që ishin planifikuar për datat 13 dhe 14 qershor u anuluan nga kompanitë ajrore. Në tri ditët e fundit janë shënuar rritje të rasteve të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e të infektuarve në 1468 raste./L.F-dritare.net

















