Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Pranohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Pranohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se Këshilli i Ministrave përmbylli fazën e parë për anëtaresimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke ia kaluar kërkesën për anëtarësim Asamblesë Parlamentare.


Ministria shkroi të hënën në Facebook se si hap i radhës do të përgatitja e opinionit nga Asambleja për anetarësimin e Kosovës, derisa falënderoi shtetet që votuan me 2/3 të votave.

“Ky vendim pozitiv vjen pas një pune të gjatë intensive, koordinimi të brendshëm ndër-institucional dhe bashkëpunimit të ngushtë me shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe aleatët e tjerë. Republika e Kosovës është thellësisht mirënjohëse të gjitha shteteve që kanë votuar dhe ndihmuar në votimin pozitiv të Komitetit të Ministrave. Përkundër faktit që proceduralisht Kosova ka kaluar etapën e parë të anëtarësimit, duhet theksuar se kjo ishte ‘finale para finales’ meqë kemi kaluar sfida të rëndësishme ligjore dhe politike”, thuhet në njoftim.


MPJD-ja shtoi se mbetet shumë punë për t’u bërë, por Kosova mbetet e përkushtuar për respektimin e të drejtave të njeriut, forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar të hënën se Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës e ka marrë këtë vendim në një mbledhje të jashtëzakonshme me më shumë se 2/3 e votave.

“Për shtetin tonë të ri, vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë sonë. Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë”, shkroi Gërvalla në Facebook, duke shtuar se “mbetet edhe shumë punë për të bërë”./K.C/dritare.net