
Në gjithë territorin e Kosovës në orën 19:00 ka përfunduar periudha e votimit për zgjedhjet lokale që u mbajtën këtë të diel. Sipas KQZ-së, procesi ka kaluar kryesisht i qetë dhe pa incidente të mëdha, ndërsa gjatë ditës janë raportuar vetëm disa vonesa të vogla në hapjen e qendrave të votimit në disa zona e fotografim të fletëvotimeve. Rezultatet e para pritet të publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë orëve në vazhdim.
Sondazhet e para të publikuara në mediat e Kosovës flasin për një raund të dytë që do të përcaktojë fituesin e komunave në Prizren dhe Pejë.
Konkretisht, në Prizren është duke kryesuar Partia Demokratike e Kosovës.
Shaqir Totaj (PDK) ka marrë 43.3%, Artan Abrashi (LVV) 30.4%, Driton Selmanaj (LDK) 11.1% dhe Zafir Berisha 4.2%
Sipas rezultateve në Mitrovicë Arian Tahiri i PDK-së ka marrë 55%, Faton Peci i LVV-së ka marrë 39,7% dhe Gëzim Plakolli i LDK-së ka 4,4%.
Sipas exit-polleve të mediave të Kosovës, më Prishtinë kryeson Përparim Rama nga LDK me 35.82%.
Pas tij vjen Hajrulla Çeku nga LVV me 31.57% të votave, që pasohet nga Uran Ismaili i PDK-së me 26.05%. Pas tyre vjen Bekë Berisha i AAK me 4.24%./L.F-dritare.net

















