
Mëngjesin e sotëm është aksidentuar me makinë, Endrit Thaçi, djali i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas mediave në Kosovë, Endri Thaçi ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Në komunikimin zyrtar, policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth 05:25 të mëngjesi, te rrethrrotullimi afër stacionit policor të jugut.
Në aksident janë përfshirë tre automjete, mes të cilëve edhe ai i Endrit Thaçit i cili është dërguar në spital dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është kthyer në banesën e tij.
Gjithashtu në mediat në Kosovë bëhet me dije se Endri Thaçi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe në aksident ka mbetur i lënduar edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk është zbuluar akoma./R.P/dritare.net

















