
Kjo është pasta e dhëmbëve që po i lë dentistët pa punë
E Hënë 23 Tetor 2017, 16:04
Dritare.net

Një hulumtues japonez, Kazue Yamagishi, shpiku një pastë të re për dhëmbë e cila i rregullon problemet menjëherë pasi të jenë shfaqur.
Prishja e dhëmbëve zakonisht trajtohet duke hequr pjesën e prekur dhe më pas duke e mbushur vrimën me një rrëshirë ose një aliazh metali, transmeton Dritare.net
Kjo nuk është aq e mirë sepse gjatë procesit hiqet edhe një pjesë e dhëmbit të shëndoshë, në mënyrë që mbushja të bëhet siç duhet.
Dr. Yamagishi dhe kolegët e tij kanë zhvilluar një pastë dhëmbësh e cila është e modifikuar dhe kristalizuar kimikisht, dhe që mund të riparojë dëmet e hershme në një dhëmb.D.M-Dritare.net

















