Kjo është mosha e duhur sipas shkencës për të bërë fëmijë!
E Hënë 22 Janar 2018, 00:12
Dritare.net
Kjo moshë është nga 35 deri në 49, moshë kur çifti, ka arritur disa synime në jetë dhe arrin që ta vlerësojë më mirë eksperiencën e prindërimit. Sa i takon çifteve të reja mes 18 dhe 22 vjeç, me ardhjen në jetë të fëmijës, shihet se si zbehet lumturia e tyre kur bëhen prindër, ndërsa ata nga 23 deri në 34 vjeç, priren ta humbin entuziazmin, pas ardhjes në jetë të vogëlushit.
Studimi tregon se ndonëse ndjesia e mirëqenies shtohet me ardhjen në jetë të fëmijës së parë, dyfishohet kur në jetë vjen fëmija i dytë. Studimi u bazua në një grup çiftesh britanike e gjermane, me fasha të ndryshme moshe. Ata nga 35 deri në 49 vjeç, u shfaqën më të sigurtë në zgjedhjen e tyre, ndoshta edhe për shkak të sigurisë ekonomike./d.m-dritare.net