Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Këto lule mund t'i mbani gjatë dimrit në shtëpi!

Këto lule mund t'i mbani gjatë dimrit në shtëpi!
Shumë njerëz kanë hequr dorë nga lulet natyrale dhe në shtëpinë e tyre kanë veç dekore artificiale. Nëse doni të jeni më të shëndetshëm, ne të dritare.net ju sugjerojmë që të mbani një nga këto lule në shtëpinë tuaj.

Jasmina

Kjo lule zakonisht është shumë e përhapur në pranverë dhe verë, por ajo gjithashtu mund të lulëzojë edhe në dimër. Është një ndër lulet që ju ndihmon të flini të qetë dhe normalisht në ambjent të pastër. Edhe pse është një lule që rritet ngadalë ashtu si çdo bimë tjetër e kryen siç duhet procesin e fotosintezës.

Anthurium

Në Shqipëri këto lule i kemi të importuara, sigurisht që temperaturat nuk janë të përshtatshme për të. Por farat ose bimët e para të saj importohen nga jashtë. Kryesisht kjo lule rritet në Kolumbi dhe Ekuador. Është një lule që ngjan shumë bukur në ambjentet e shtëpisë tuaj.

Ciklamen

Këto bimë rriten në Mesdhe dhe zakonisht lulëzojnë nga dhjetori deri në prill. Shumica e njerëzve i hedhin pasi ajo lulëzon dhe shumë shpejtë të gjitha gjethet e saj bien. Por ju mos e bëni këtë. Tregoni kujdes ndaj saj, ujiteni sepse do rikthehet sërish në gjendjen fillestare. Ju ndihmon të bëni një gjumë të rehatshëm.

Kaktusi i Krishtlindjeve

Gjatë dimrit kjo lloj luleje mbahet shumë në shtëpi. Përveçse ngjan shumë bukur në dimër në ambjentet e shtëpisë tuaj, ka efekt pozitiv në gjumin tuaj.

Lulet e varura

Natyra ka krijuar mrekulli, dhe kjo lule është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Gjethet dhe degët e saj duan një hapësirë ku të zgjaten pafund, dhe me gjatësinë që krijon i jep shtëpisë tuaj një pamje mjaft tërheqëse./E.B-dritare.net