Këto janë pijet që nuk dëmtojnë shëndetin e diabetikëve!

Kur ju keni diabet, zgjedhja e pijeve të duhura nuk është gjithmonë e thjeshtë. Studimet e fundit kanë treguar se efekti i pijeve te diabetikë të ndryshëm, ndryshon. A duhet që diabetikët të pinë kafe? A janë të dëmshme pijet e gazuara me zero kalori? Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave në lidhje me pijet që duhet të konsumojnë diabetikët, jua sjell më poshtë dritare.net.

Pini më shumë ujë

Një studim i kohëve të fundit, i publikuar në revistën Diabets Care, tregon se njerëzit që pinë pak ujë kanë më shumë gjasa që sheqeri në gjak t’ju rritet me 30%. Kjo për shkak të hormonit vasopressin, i cili ndihmon trupin të rregullojë hidratimin. Nivelet e këtij hormoni rriten kur trupi është i dehidratuar, gjë që bën që mëlçia të prodhojë më shumë sheqer në gjak. Është e rekomandueshme të pini 8 gota ujë në ditë për gratë dhe pak më shumë për meshkujt.

Pini më shumë qumësht

Qumështi nuk është një produkt vetëm për fëmijë, por është dhe një pije e mirë për diabetikët. Ai ju siguron kalcium, magnez, kalium dhe vitaminë D, të cilat i nevojiten trupit për funksionet themelore.

Gjithashtu, studimet kanë treguar se qumështi nxit dhe humbjen në peshë dhe uljen e presionit të gjakut. Ekspertët rekomandojnë të konsumoni produkte bulmeti në dy ose në tre vakte, dhe në mëngjes gjithmonë një gotë qumësht.

LEXO DHE :  9 vjet nga 21 janari, dita kur humbën jetën 4 protestues

Pini më shumë çaj

Çaji nuk ka kalori dhe është i mbushur me antioksidantë. Më të rekomandueshëm për shëndetin janë çaji jeshil ose i zi. Një studim nga kinezët tregoi se çaji i zi dhe i gjelbër kanë nivele të larta të polisaharideve, të cilat ngadalësojnë thithjen e sheqerit në gjak. Dritare.net ju sugjeron të pini 4-5 filxhanë çaj në ditë, pasi do ju ndihmojë të ulni zhvillimin e diabetit me 16%. Çaji gjithashtu zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Pini me kujdes kafe

Disa studime sugjerojnë se prija e kafesë ul zhvillimin e diabetit të tipit 2. Por një studim tjetër tregon se njerëzit që tashmë kanë diabet, kafeja mund ta rrisë sheqerin në gjak dhe vështirëson përpunimin e saj. Ekspertët sugjerojnë të pini 1-2 kafe në ditë, në disa orë distancë në mes.

Pini me kujdes pijet e gazuara për diabetikët

Zakonisht pijet e gazuara për diabetikët janë me zero kalori. Shkencëtarët kanë provuar se pavarësisht se nuk kanë kalori, ata nxisin rritjen e sheqerit në gjak.

Njerëzit që pinë pije të gazuara janë të rrezikuar me 67%  nga prekja e diabetit, sesa ata që nuk e pinë.

Një gotë me pijë të gazuar me zero sheqer është e rekomandueshme për diabetikët, por jo e nevojshme./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.