Katalonia gati të ndahet nga Spanja, shpall sot referendumin
E Enjte 7 Shtator 2017, 09:09
Dritare.net
Madridi zyrtar e ka kundërshtuar ashpër këtë referendum, madje Gjykata Kushtetuese spanjollle e shpalli jo kushtetues. Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy e ka akuzuar qeverinë katalone se me këtë ligj po përpiqet t’i “anashkalojë procedurat juridike” dhe ka premtuar se ligji menjëherë do të kontestohet në gjykatë.
Katalonia, rajon me 7.5 milionë banorë, e cila e ka gjuhën dhe zakonet e veta dhe sjellë një të pestën e të ardhurave spanjolle në fushën e ekonomisë, i ka disa kompetenca në çështjet e arsimit, shëndetësisë dhe sigurimit social./L.P.- Dritarenet