

Rënia e flokëve
Rënia e flokut është fenomen i përhapur në të gjithë botën dhe shkaku kryesor nuk dihet, por shumë sëmundje ndikojnë në rënien e flokëve, siç është: stresi, mungesa e një grupi vitaminash që nuk gjenden në ushqimet e përditshme, dhimbja e vazhdueshme e kokës dhe shkaqe të tjera ende të panjohura, infeksionet e brendshme ende të pazbuluara, mungesa e zinkut në organizëm, kur nuk bëhet mirë thithja e zorrëve, etj.
Megjithatë, ka dhe disa shkaqe të tjera që lidhen me disa sëmundje siç janë: tifo, tuberkulozi, çrregullime hormonale, sëmundjet nervore, çrregullime në stomak, në zorrë, sëmundje të lëkurës etj. Por jo vetëm këto. Shkaqe të tjera që mund të shkaktojnë rënien e hershme të flokëve mund të jenë edhe trashëgimia, seksi, përdorimi i kapeles, mungesa dhe gabimet në mirëmbajtjen e flokëve.
Në gjendje normale flokët mund të fillojnë të bien në moshën 50 vjeç e nuk zëvendësohen. Kurse alopecia është një sëmundje flokësh, që shfaqet në formë vatrash të rrumbullakëta ose vezake në kokë apo në fytyrë në formë harte. Gjithashtu, ata shfaqen edhe në mjekër, krejt pa qime, koka bëhet e lëmuar, e bardhë dhe pa cikatrice. Shpeshherë vatrat bashkohen me njëra-tjetrën. Ka disa mjekime popullore që ndihmojnë shumë për këto sëmundje që përmendëm më lart.
Kurat popullore
Për patologjinë e rënies së flokëve ka shumë alternative mjekimi që mund të aplikohen.
-Një ndër më efikaset renditet ajo me hithër. Merrni 10 lugë gjellë me rrënjë hithre e 10 lugë gjelle më majat e saj, që hidhen në 2 litra ujë dhe ziejnë për 30-50 minuta. Pasi vaket dhe kullohet, lahet koka 2 herë në javë.
-Një tjetër kurë është ajo që krijohet me 300 gramë palcë të kockës së kaut, 300 gramë vaj parafine. I futni në një tenxhere të vogël dhe këtë tenxhere e futni në një tenxhere më të madhe të mbushur me ujë të valuar në zjarr, në mënyrë që ato që keni futur në një tenxhere të vogël, mos të bien në kontakt me nxehtësinë e pllakës së sobës, por në kontakt vetëm me ujin e nxehtë, në mënyrë që brenda tenxheres së vogël të formohet një pomadë duke pasur kontakt vetëm me nxehtësinë e valës, shkruan gazeta Shendeti. Me këtë masë të krijuar lyeni kokën çdo darkë për 1 muaj rresht, dhe që brenda këtij muaji do të shikoni rezultatet, pasi do të fillojnë t’ju dalin flokët në vendet që kanë rënë apo rralluar.
-Gjithashtu, ju mund të aplikoni edhe një tjetër metodë. Merrni 2 kokrra qepe të grira imët. Hidhen në gjysmë litri raki rrushi. Shishja e mbyllur lihet 14 ditë në një vend të ngrohtë. Kullohet dhe me lëngun e qepës fërkohet koka çdo mbrëmje.

















