Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ju bien flokët? Ja receta natyrale që i jep fund problemit tuaj!

Ju bien flokët? Ja receta natyrale që i jep fund problemit tuaj!

Mos u shqetësoni! Një problem i tillë është shumë i zakonshëm si tek burrat dhe tek gratë.Tek burrat, shpesh rënia e flokëve ndodh me kalimin e moshës dhe ata kanë një tendencë gjenetike , ndërsa te gratë mund të jenë shumë faktorë së bashku që çojnë në një problem të tillë.

Pavarësisht pse ndodh ka shumë ilaçe populore të cilat mund t'i përgatisni në shtëpi.

Do ju të ndihmojnë që të keni flokë më të shëndetshëm dhe më të gjatë duke parandaluar rënien e flokëve. Nëse po kërkoni mënyra natyrale se si të shmangni rënien e flokëve, dritare.net ju tregon dy zgjidhje:

Hudhra 

Aplikimi i hudhrës mund të trajtojë edhe kruajtjen apo skuqjen e skalpit, të largojë toksinat dhe papastërtitë nga lëkura e kokës duke ndihmuar në rritjen e flokëve të rinj.

Vaj natyral hudhre

Vaji i hudhrës besohet se është shumë i efektshëm për të trajtuar problemet e rënies së flokëve. Për të përgatitur vaj natyral hudhre në shtëpi gjithçka që duhet të bëni është të copëtoni hudhrën në copa të vogla dhe pastaj t’i zhysni në vaj ulliri për një ose dy javë./E.B-dritare.net