Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

"Je ba si ato konviktore qe hyjnë live ne instagram", ja si i përgjigjet Edi Rama komentuesit!

"Je ba si ato konviktore qe hyjnë live ne instagram", ja si i
Edi Rama me daljet e tij në rrjetet sociale dhe  në televizion mesa duket nuk i pëlqejnë disa qytetarëve, të cilët kur gjejnë rastin ia përcjellin Edi Ramës. I tillë ka qenë dhe rasti në fjalë. Një qytetar i ka sugjeruar kreut të qeverisë shqiptare që të merret me problemet e popullit dhe t’i lërë rrjetet sociale.

Rama koment

“Na ka pa marr malli vërtetet. Je ba si ato konviktore qe hyjnë live ne instagram..Po bani naj gja per mire popullit se me fjale na keni merzit s’na bahet as TV me ndez respekte”, pohon komentuesi. Më tej qytetari vazhdon me kritikat e tij duke shtuar se: “Tek ne vetëm ka rrit taksa ka rrit energjinë spo len kend me punu rruge shkolle e kshu spo i kerkojm po te paktën mos tna grabisin mqs nuk mundet me na ba gja”.

Rama

E menjëherëshme ka qenë dhe përgjigja e kryeministrit, i cili pasi ka futur në ‘sitë’ profilin e qytetarit që komenton, ka gjetur dhe ‘arsyen’ e mërzitjes së tij. “Ore interist, s’ta kam une fajin per Juven?”, komenton Rama.