
Ja si të përgatisni krostatë në kushte shtëpie, për Vitin e Ri!
Dritare.net

Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë një recetë fantastike të një ëmbëlsire që mund ta gatuani edhe në kushte shtëpie, sepse ju sigurojmë që do jetë edhe më e shijshme se ato të që blejmë.
Bëhet fjalën për krostatën, është një ëmbëlsirë shumë e thjeshtë në gatim, dhe mjaft e shijshme. Ajo që i jep një shije të veçantë është gjalpi dhe reçeli që ju përdorni për ta gatuar.
Zëmë brumin dhe e lëmë të në frigorifer të mbuluar me një qese kuzhine që të mos thahet brumi.
Pasi brumi ka qëndruar për disa minuta në frigorifer heqim një pjesë të vogël të brumit për të mbaruar në fund zbukurimin .
E hapim sipër një letër kuzhine në masën e tepsisë që keni dhe i regullojmë anët me bishtin e një luge.
Hedhim reçelin. Me pas masën e brumit që kemi lënë mënjane e hapim me shopin e petave dhe e presim ne shirita të hollë dhe i vendosim si në foto.
Dritare.net ju sugjeron ta provoni këtë recetë se ka për t’iu pëlqyer shumë. Më pas futeni në furrë 25 minuta, dhe përsa i përket ngjyrës që do marë në sipërfaqe, shikojeni që mos ju marrë një ngjyrë të errët.
Përbërësit për këtë recetë janë këto:
300gr miell
150gr sheqer
Pak kripë
150gr gjalpë
1/2 pluhur fryrës per ëmbëlsira
2 vezë
450gr reçel kajsie, ose një lloj tjetër në varësi të preferncave tuaja./A.C/dritare.net

















