
Ja si mund të tonifikoni në kushte shtëpie, krahët dhe këmbët!
Dritare.net

Ndrysho stilin e jetesës dhe gjej mënyra te lehta, ku mund të vendosësh në lëvizje muskujt e duarve dhe të këmbës. Në këtë mënyrë do mund të transformosh ushtrimet fizike në një stil jetese. Shfytëzo shkallët, evito ashensorin. Përdor mënyrat ekologjike për të lëvizur si të ecësh në këmbë , ose duke përdorur biçikletën. Pa palestër dhe pa shpënzuar lek do arrish të mbash në formë këmbët dhe krahët.
Lëvizi krahët lart
Je ndjerë e lodhur dhe më e tonifikuar nga krahët kur ke pastruar dritaret? Për të tonifikuar krahët përdor dy shishe si peshë stërvitjeje. Ngrihu në këmbë dhe bëj stërvitje me dy peshat që ke përzgjedhur.
Lëvizje të përditshme
Nuk është e nëvojshmë të shkosh në palestër për të qenë në formë. Në qoftë se ke gjetur lëvizjen e duhur për të tonifikuar këmbët dhe duart vetëm nëpërmjet lëvizjevë që bëni në shtëpi . Duhet të dini që edhe lëvizjet që bëni gjatë pastrimit të shtëpisë ndihmojnë shumë në aktivizimin e muskujve. Kur përdor fshirësen e korentit ti arrin të vësh në lëvizje muskujt e duarve dhe ti tonifikosh ato. Të lash dyshemenë më leckë ndihmon në forcimin e kofshave . Do që të kesh rezultate sa më të mira? Zgjidh të lash dyshemenë pa shkop siç bënin femrat para shumë kohësh.
Shkallët
Të ndihmojnë në humbjen e kilëve të tepërta , forcon muskujt e këmbëve dhe stërvit sistemin kardio-vaskular. Shkallët janë një mënyrë mjaft efikase për tu dobësuar dhe tonifikuar .Harroje ashensorin. Mos harro të mbash krahët në një linjë me shpatullat. Për të pasur një lëvizje sa më të saktë të trupit mbaj qëndrimin drejtë.
Efikas dhe pa kosto
Ecja, vrapimi dhe përdorimi I biçikletës, janë sportet më efikas që ju të arrini një rezultat sa më të mirë. Në qoftë se ju ndiqni këshillën tonë do arrini jo vetëm të dobësoheni por edhe të tonifikoheni te pjesa e krahëve dhe këmbëve. Palestra është një shpenzim që ju nuk mund ta përballoni?
Dil dhe vrapo. Gjej orarin tënd të preferuar dhe dil të bësh një vrap të lehtë, me një ritëm të konstant. Lër që krahët të ndjekin trupin dhe të jenë të lirshëm në lëvizje. Kur këmbët dhe krahët janë të stërvitur reagon më mirë ndaj lodhjes, aktivizon endorfinën dhe niveli I mirëqenies rritet./dritare.net

















