Na ndiqni edhe në

Shkrimet e Rudinës

Ja si i zbutën gjakrat në '97, komunitetet fetare!

Ja si i zbutën gjakrat në '97, komunitetet fetare!

I ftuar në emisionin  "Dritare me Rudinën", Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar, Genti Kruja, duke dhënë shembullin e ndikimit të komuniteteve fetare në Shqipëri, në periudha krize, duke ofruar ndihmën edhe këtë herë, ka treguar një ngjarje të ndodhur në '97-ën, në Shkodër.

"Kam qenë dëshmitar. Është ngjarja e 14 marsit e 1997, në Shkodër. Ishte një situatë e tensionuar, që ndodhi për shkak të disa letrave anonime, që u përhapën në kishë dhe në xhami. Besimtarët e ndërsjellë do të hidhnin në erë xhaminë dhe kishën katolike.

Ishin shpërndarë letra të tilla, sikur të krishterët do të hidhnin në erë xhaminë, dhe myslimanët do të hidhnin në erë kishën katolike. Kjo shkaktoi një tension te besimtarët e ndërsjellë dhe menjëherë krerët e komunitetit fetar në Shkodër, myftiu i ndjerë i burgosur në regjimin komunist, Haxhi Faik Hoxha, kreu i Komunitetit Ortodoks dhe Kishës Katolike, u mblodhën dhe vendosën sesi do të dalin para këtij provokimi, ku njerëzit e thjeshtë edhe mund të binin pre. Sepse shteti kishte rënë, institucionet nuk funksiononin, policia, ushtria ishin jashtë funksionit. Ishin pikërisht komunitetet fetare që funksiononin. Institucionet fetare që funksiononin në '97-ën, bashkë me kryetarin e Bashkisë, Bahri Boriçi, kanë dalë rrugicë më rrugicë, me megafon në dorë, me parulla, dhe kanë dhënë shembujt e bashkëjetesës, paqes dhe solidaritetin me njëri-tjetrin, duke shuar të gjitha mundësitë për provokime të tilla, të bëheshin realitet",- tha Kruja./dritare.net

https://www.youtube.com/watch?v=en5NRazmB9Q&feature=youtu.be