Sali Berisha: Kjo është një goditje nën brez e Edvin Ramës që bën për të terrorizuar radhët e demokratëve. E siguroj atë se shumë prej tyre mund të mos kenë shkollë të mesme, por leksionet e Kristalit i kanë ndjekur rregullisht.
Lindita Nikolla: Unë për vete jam e qetë pasi masterin e kam nga universiteti prestigjoz UFO i Astrit Velisë. Ai të gjitha i ka pa leje, që nga godinat e deri tek liçencat, por masterat i kishte të saktë.
Gramoz Ruçi: Nuk e njoh kush është kia. Unë një diplomë kam dhe e dini shumë mirë që vetëm ajo nuk është fallco se të ishte ndryshe do ma kishin ngrënë kokën me kohë këta peshkaqenët e PS-së: diplomën e Partisë së Punës.
Ilir Meta: Unë një diplomë kam o flori. Ju e dini që nuk jam tahmaqar. Jam kënaqur me atë të ekonomikut që mora kur ishte koha.
Lulzim Basha: Ka kohë, ka kohë.
Erion Veliaj: Unë shpëtova pa e marrë vetëm për faktin që nuk kishte fakultet për kameramanë apo regji. Përndryshe do të isha në listë edhe unë. Tani më falni se do shkoj të mbjell një pemë.
Monika Kryemadhi: Janë të gjitha shpifje ato që thonë se ne e bëmë Metin qytetar nderi të Çorovodës në këmbim të 200 diplomave, për anëtarët tanë. Ishin 2000.
Henri Cili: Vazhdojmë ta përsërisim në mënyrë kontestuale që diploma të sakta shet vetëm UET. Vetë fakti që qeveria na e beson ne fondin e doktoraturave, tregon se kush është profesor në këto punë./dritare.net