Ishte duke riparuar një linjë elektrike dhe ra në kontakt me rrymën, ndërron jetë 32-vjeçari në Belsh
Saturday 12 September 2026, 12:12
Dritare.net

Një elektriçist 32-vjeçat ka ndërruar jetë paraditën e sotme pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Trojas ku elektricist i OSHEE-së ishte duke riparuar një linjë elektrike.
"Rreth orës 09:30, në fshatin Trojas, shtetasi K. Z., 32 vjeç, elektricist i OSHEE-së, dyshohet se, gjatë kryerjes së punimeve për riparimin e linjës elektrike, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Si pasojë, shtetasi K. Z. ka humbur jetën", njoftoi sot policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.