Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ja si e shëron rrepa e zezë, të ftohurën!

Ja si e shëron rrepa e zezë, të ftohurën!

Nëse ju, apo dikush që e njihni ka probleme me gëlbazën dhe bronkitin, atëherë ky artikull është i duhuri për ju, pasi që një gjyshe e ka zbuluar ilaçin natyral për të kuruar bronkitin, si dhe kollin te fëmijët dhe të rriturit.

Për ta përgatitur këtë recetë duhen vetëm dy përbërës: një rrepë e zezë dhe mjaltë.

Përgatitja:

Së pari e pastroni rrepën dhe e lini të thahet, pastaj e prini pjesën e poshtme dhe e bëni të qëndrojë drejt.

Pastaj, e preni pjesën lartë, e cila do t’ju duhet më vonë.

Bëni një vrimë në rrepë dhe në të vendosni dy lugë gjelle mjaltë për të mbushur gjysmën e vrimës.

Në pjesën lart të rrepës e vendosni një kapak dhe e lini kështu tërë natën.

Këtë shurup e pini në mëngjes. Fëmijët dhe të rriturit janë të lejuar të pinë katër deri pesë lugë gjelle me këtë shurup para vakteve.

Ky shurup natyral do t’ju shëroj nga kolla e vazhdueshme dhe bronkiti, e gjithashtu do e heq gëlbazën nga mushkëritë.