Ja si e priti Tirana Shën Valentinin, dashuria mposht motin e zymtë!
Dritare.net

Pavarsishtë motit të zytë me shi në kryeqytet, të rinj edhe të moshuar nuk kanë ngurruar të festojnë ditën e të dashuruarve. Dita e Shën Valentinit, e ka gjetur Tiranën të zbukuruar, ndërsa rrugët kanë përcjellë atmosferën e ngrohtë të trëndafilave dhe dhuratave, edhe pse një ditë e ftohtë dhe me shi.

Në fakt kjo është dita e veçantë që i kushtohet dashurisë , njerëzit preferojnë të bëjnë dhurata të ndryshme, si lule, kartolina urimi, bizhuteri.

Megjithatë, ajo cfarë vërehet ka të bëjë me faktin, se vit pas viti çmimi i dhuratave për këtë ditë rritet. Por pse kjo ditë e shënuar e ka marrë emrin Shën Valentin? Kush është historia e saj?

Për këtë ditë që festohet në shumë vende të botës, ekzistojnë disa teori për domethënien dhe origjinën e festës. Ajo më e njohura lidhet me emrin e një prifti Shën Valentini, që i përket periudhës së Perandorisë Romake, i cili pas kryerjes se ceremonive së fshehta martesore u ekzekutua në datën 14 shkurt./d.m-dritare.net
