Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Këta demokratët me ne punojnë, me të tjerët protestojnë. U del të argëtohen edhe me molotovë

Rama: Këta demokratët me ne punojnë, me të tjerët

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësues të sektorit të ndërtimit, ku theksoi rëndësinë e këtij sektori në rritjen ekonomike dhe transformimin social të vendit. Gjatë takimit, Rama foli për punësimin dhe rritjen e pagave në ndërtim, duke e konsideruar industrinë si një motor kyç të zhvillimit ekonomik.

Takimi nuk kaloi pa humor: kryeministri iu drejtua sipërmarrësve demokratë me një batutë të drejtpërdrejtë: “Këta demokratët me ne punojnë, me të tjerët protestojnë, janë në rregull, këta janë rehat, këtyre u del edhe të argëtohen me molotovë, edhe të ndërtojnë dhe fitojnë”./K.C/dritare.net