Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si e komentojnë spanjollët sulmin e turistëve në Shqipëri

Ja si e komentojnë spanjollët  sulmin e turistëve në
Ngjarja e ndodhur para disa ditësh në Himarë, ku pronari i lokalit në Porto Palermo, sulmoi një grup turistësh , mes tyre njeriun më të pasur të Spanjës për 2019, ka marrë përmasa të mëdha edhe në gazetat spanjolle. Ashtu siç ndodhi në Shqipëri, edhe komentuesit spanjollë janë ndarë në dy grupe. Disa prej tyre quajnë i arrogantë klientët të cilët nuk kanë pritur derisa ë bëhej porosia e tyre dhe i gjykojnë për mënyrën se si janë larguar nga restorant, ndërsa të tjerët shprehen se ky veprim i pronarit është i papranueshëm.

Komentet kundër pronarit të lokalit

Shqipëria është një vend gangsterësh, çfarë prisni? Veprimi i këtij pronari tregon nivelin e shërbimit ndaj turistit. Ata nuk duan të paguajnë sepse kanë pritur dy orë për të marrë porosinë. Duke parë këto pamje nuk dua ta imagjinoj si janë sjellë ata brenda. Ka disa vende ku është më mirë të mos bësh turizëm.

Komentet në mbrojtje të pronarit të lokalit

Shumë arrogant ky njeri. Nuk e di se si gazeta mund të pozicionohet në favor të tij.

Ata që ulen në bar apo në restorant e kanë të vështirë të presin qoftë edhe një minutë më shumë. Sidomos spanjollët që shquhen se janë të paduruar. Do më pëlqente të shikoja njerëz të qetë në çdo restorant në Spanjë, por kjo nuk ndodh./dritare.net