Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ja pse duhet të flesh në anën e zemrës!

Ja pse duhet të flesh në anën e zemrës!
E keni menduar ndonjëherë sa shumë dy anët e trupit pasqyrojnë njëra-tjetrën?

Është normale për mua kur pacientët më thonë që kanë shqetësime vetëm në njërën anë të trupit si një dhimbje në këmbën e majtë, hijen e majtë, shpatullën e majtë, qafën e majtë. Por pse? Pse ndjejmë shqetësime vetëm në një anë të trupit?

Sipas mjekësisë së lashtë indiane “Ayurveda”, ana e majtë e trupit është plotësisht e ndryshme krahasuar me anën e djathtë. Të flesh apo pushosh nga ana e majtë sjell disa përfitime reale për shëndetin.

nani

Ja disa arsye pse duhet të flemë nga  ana e majtë

Gjumi në krahun e majtë:

  • Lehtëson qarkullimin limfatik
  • Lehtëson zemrën të pompojë
  • Lehtëson jashtëqitjen
  • Ndihmon në funksionimin e shëndetshëm të shpretkës
  • Ndihmon tretjen
  • Ndihmon në kthimin e gjakut në zemër

Limfa qarkullon nga e majtazemra

Ana e majtë e trupit përmban sistemin limfatik dominant. Pjesa më e madhe e qarkullimit të limfës kalon në një kanal të kraharorit që ndodhet në anën e majtë.

Gjatë qarkullimit lëngu limfatik transporton proteina, glukozë dhe përbërës të tjerë të nevojshëm për metabolizmin e trupit që pastrohen nga sistemi limfatik dhe që më pas dërgohen në anën e majtë të zemrës.

Përfitimet magjike të fjetjes nga ana e majtë

jashteqitjeLehtëson jashtëqitjen

Zorra e hollë grumbullon jashtëqitjen dhe nëpërmjet valvulës ileocekale kalon në anën e djathtë të trupit, pak përpara zorrës së trashë. Zorra e trashë kalon nga ana e djathtë e barkut në të majtë, ku edhe lëshon jashtëqitjen.

Fjetja në anën e majtë jep mundësi që jashtëqitja të lëvizë me lehtësi nga zorra e hollë në të trashë.  

Funksionim më të mirë të zemrës

Sigurisht, rolin më të rëndësishëm në anën e majtë e ka zemra. Të flesh në anën e  majtë ndihmon qarkullimin e gjakut në pjesën e poshtme të trupit, sigurisht duke përdorur aortën.

Shpretka ndodhet në anën e majtë

Shpretka, e cila është pjesë e sistemit limfatik, ndodhet në pjesën e majtë të trupit. Shpretka, si organ, është më tepër si një nyjë limfatike ku përveçse pastron limfën, pastron edhe gjakun.

Kini parasysh se sistemi limfatik ndihmon qarkullimin e të gjitha qelizave të trupit nëpërmjet lëvizjes dhe kontraktimit të muskujve, më tepër sesa nga pompimi i zemrës. Është mirë ta ndihmoni limfën të qarkullojë drejt shpretkës me ndihmën e forcës së gravitetit.

Jeni ndjerë ndonjëherë të përgjumur pasi keni ngrënë bollshëm?

gjum pas ushqimiSipas “Ayurveda-s” një praktikë e zakonshme është të pushosh nga ana e majtë e trupit pasi konsumon një vakt. “Ayurveda” sugjeron pushim prej 10 minutash në mënyrë që trupi të tresë mirë ushqimin.

Kur shtrihemi nga ana e majtë pankreasi dhe stomaku e sinkronizojnë më mirë punën e tyre dhe ushqimi tretet në mënyrë efektive. Ushqimi kalon në stomak dhe pankreasi prodhon më lehtë enzimat tretëse sesa kur pozicionohemi në anën e djathtë.

Kur shtrihemi nga e djathta, pankreasi dhe stomaku nuk arrijnë ta kryejnë punën e tyre dhe ushqimi tretet me vështirësi. Tretja sjell shumë të mira, jo vetëm për shëndetin, por na lehtëson dhe ditën. Sa më të fryrë të jemi, aq më të lodhur do jemi gjatë pasdites.

Pusho nga ana e majtë dhe kurseji vetes ndjesinë e mbingopjes dhe fryrjes gjatë ditës. 

Gjallërohu, mos u lodh nga ushqimi

Ja si:

Përpiqu të konsumosh një vakt të madh në mesditë. Pas ushqimit pusho 10 minuta duke u shtrirë nga ana e majtë. Pas kësaj do ta ndjeni veten plot energji.

ushqimi

Provoje!

Pavarësisht se kjo teknikë nuk bazohet në shkencë, e fjetura dhe pushimi nga ana e majtë ka një kuptim. Këtë gjë e shpjegon jo vetëm mjekësia e lashtë indiane, por dhe vetë anatomia e trupit./dritare.net/