

Basha: E hapim sot këtë mbledhje për të diskutuar....
Berisha: Shumë mirë Luli, se po vazhdoj vetë. Ne duhet të fillojmë demonstratat. Do të demonstrojmë sa herë të na çohet.
Zë nga salla: Doktor po pritem sa të çohet ty i bie ta mbyllim për këtë shekull.
Berisha: Kush foli?
Kryemadhi: Leri ata doktor. Aguridhe. Po mos ishe ti, do t'i merrnin të gjithë për femra këtu. Unë jam dakort me Ju. Të fillojmë. Ne si LSI jemi pajisur të gjithë me çizme dhe kepucë me qafa.
Noka: Vetëm revolucioni e zgjidh këtë punë. Me këtë rast unë e kam blinduar Range Roverin tim.
Salianji: Unë them të fillojmë bojkotin. Do të lajmëroj gjithë votuesit e mi me sms.
Berisha: Ty të kam thënë mos prekësh celular me dorë për këtë legjislature. Vetëm telefon fiks.
Salianji: Ok mund të them ça do bëj për bojkot? Nuk do ha akullore.
Kryemadhi: Kjo quhet dietë.
Basha: Doktor, po më lër të flas edhe unë.
Berisha: Dakort Luli, fol. Ti je kryetari.
Basha: Unë jam shumë i inatosur me Ramën. Ai kot gënjen se është katolik. Ai bëri arrestime për ditën e pashkëve. Kjo tregon se ai është gënjeshtar.
Berisha: Bravo Luli, e paske kuptuar. Kaq kishe?
Basha: Jo kam edhe një gjë tjetër. A mund ta lemë protestën për ditë jave? Të enjten përshembull? Se nuk ka lezet të humbasim fundjavën.
Berisha: Dakort, ti je kryetari, ti vendos. Ishalla po na çohet të enjten, populli domethënë, dhe kështu jemi të dy palët e kënaqura.
Zë nga salla: Po me kuksianët që janë në burg, ça do bëhet?
Berisha: Do shikojmë mundësinë që një ose dy prej tyre të bien dëshmorë. Kjo do ta mobilizojë më shumë opozitën. Përndryshe do mendojmë ndonjë nga rradhët tona. Por këtë do ta vendosim në një mbledhje të dytë më të ngushtë. Disa kandidatura i kam në mendje, por prisni se ka kohë./dritare.net

















