Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ja kush shpallet filmi më i keq i vitit

Ja kush shpallet filmi më i keq i vitit
“Fifty Shades of Grey” (50 hijet e Greit), ka kryesuar në listën e filmave më të keq për vitin 2015 në eventin që i nderon këta filma ‘Razzie Awards’. Ky eveniment mbahet 24 orë para ndarjes së çmimeve Oscar, është i përvitshëm dhe shpërndahet statuja “Mjedra e Artë".

"Fifty Shades of Grey", një film i bazuar në një nga novelat më të shitura si të E.L. James, ishte një nga filmat më të ndjekur dhe që u prit me kërshëri nga të gjithë vitin e shkuar. Dy yjet që luajtën në të, Jamie Dornan dhe Dakota Johnson u klasifikuan si aktori dhe aktorja më e keqe dhe kombinimi i të dyve bashkë, si më i keqi. Edhe skenari i filmit u shpall më i keqi nga filmat e vitit të shkuar.

Si një nga filmat më të keq u rendit edhe “Fantastic Four” dhe për herë të parë, edhe aktori i njohur Silvestre Stallone mori një prej këtyre çmimeve për rolin në filmin “Creed”, një vazhdim i Roki Balboas.

Ndërsa aktori i cili fitoi vitin e kaluar një Oscar, Eddie Redmayne u cilësua si aktori më i keq në rolin mbështetës në filmin "Jupiter Ascending".