Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja kush janë 6 të arrestuarit që po sillnin nga Italia mbetje kancerogjene!

Ja kush janë 6 të arrestuarit që po sillnin nga Italia mbetje
Policia ka vënë në pranga 6 persona, pasi po sillnin me traget nga Brindisi në Vlorë, mbetje të rrezikshme për shëndetin dhe mjedisin. Ndërkohë, janë zbuluar emrat e 6 të arrestuarve si dhe është sekuestruar trageti.

Sipas policisë, pronari i firmës së mbeturinave “Kornuzi”, Zamir Kornuzi i arrestuar, kishte kontratë për të marrë mbetjet.

Të arrestuarit e tjerë:

Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues në Vlorë – Zëvendës kapiten i tragetit S.T.DAMIAN.

Arber  Cuni, 28 vjeç, banues në Vlorë – Shoferi i fugonit  tip Iveko, me targe AA 417 SC

A.B, 48 vjeç, banues në Vlorë – Drejtori operativ i një agjencie tragetesh

Festim Tafa, 72 vjeç banues në Tiranë – Kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.

Elisabeta  Cuni, 55 vjeç, banuese në Vlorë, Administratore e firmës së pastrimit “Delfini 1”.

Nuk dihet ende se ku do të groposeshin këto mbetje. Ato janë shumë të rrezikshme pasi shkaktojnë kancer te njeriu. Mbetja e rrezikshme e identifikuar nga policia është amianti, një silic që nëse gjendet në formën e pluhurit dhe futet në trupin e njeriut përmes kanaleve të frymëmarrjes, mund të shkaktojë kancer në mushkëri. Ka dyshime se ky trafik është kryer edhe herë të tjera./K.C/dritare.net