Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja çfarë dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan!

Ja çfarë dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në

Sipas hetimeve paraprake, shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh në Elbasan dyshohet se u shkaktua nga rrjedhja e gazit në tubat që lidhnin një bombol 15-litërshe, të vendosur në katin e parë, me apartamentin e 69-vjeçarit Hamit Ibro në katin e tretë.

Dyshohet se gazi ka rrjedhur përmes tubacioneve dhe është grumbulluar brenda banesës, ndërsa shpërthimi i fuqishëm, i shoqëruar me flakë, ka ndodhur në momentin kur 69-vjeçari ka tentuar të ndezë sobën. Në atë moment, Hamit Ibra ndodhej i vetëm në apartament. Ai humbi jetën si pasojë e shpërthimit.