
Iu lëshua me sharje Ramës e lavdëroi Blushin, ja çfarë ndodhi sot në Korçë
Dritare.net

Por sipas Panoramës ky person, me inicialet N.N, ka qene nje ish punonjes Policie i cili ka pare kryeministrin Edi Rama qe ka kaluar prane spitalit te qytetit dhe ka shperthyer me sharje kunder tij, e duke u shprehur pro deputetit Ben Blushi, me shprehjet: “Poshte Rama”, “Blushi do triumfoje”.
N.N mesohet se punon si taksixhi ne te zeze prane spitalit kohet e fundit dhe ne kohen qe ka ndodhur ngjarja, ai ka qene ne gjendje gjysme te dehur, sipas burimeve te “Panorama”.
Kryeministri Rama ka qene duke kaluar prane spitaleve sot dhe N.N mesohet se ndodhej rastesisht aty, ku edhe punon, e ka nisur t’i bertase me fjalet “ti je kriminel, ti numeron vdekjet e njerzve, je si Arafati. Ben Blushi eshte intelektual dhe ai do ta tregoje qejfin ty”.
Ne kete moment, ka qene shefi i Rendit ne Korce, Mariglen Jacellari dhe badigardet qe shoqerojne Ramen qe e kane larguar qytetarin, teksa ky i fundit ka kundershtuar.
Keshtu, burimet e “Panorama.al” thane se rojet e kryeministrit e kane terhequr, por jo ta kene goditur. Burimet e Policise, kane thene se e kane marre dhe e kane futur forcerisht ne furgonin e policise, per shkak te rezistences qe ai po bente, dhe pasi kane bere nje xhiro ne qytet, e kane lene perseri prane spitaleve, ku dhe e moren.
Burimet e Policise thane se deri tani nuk ka asnje denoncim dhe qytetari me inicialet N.N nuk eshte prekur me dore, thjesht i eshte kerkuar qe te largohet dhe me pas eshte marre me furgon per disa minuta.
N.N eshte paraqitur ne spital ku ka shprehur pretendimin se eshte dhunuar nga badigardet e Rames, dhe ka kerkuar qe t’i behet edhe skaner sepse thote qe ka fraktura ne koke.

















