Ish-drejtori i Policisë: Në vendin tonë lëvron paraja kriminale

I ftuar në “Dritare me Rudinën”, ish-drejtori i Policisë, Erzen Breçani tha se, në Shqipëri lëvron paraja kriminale.

“Krimineli në vendin tonë e nis me vjedhjen. Pastaj krimi pjell krimin dhe paraja çon te paraja. Por kjo është një para e pisët. Policia duhet ta gjurmojë kriminelin, banditin, hajdutin dhe mos ta lejojë ekonominë kriminale.
Policia duhet të ketë vullnetin ta godasë krimin. Nuk ka trim ndaj policisë në rast se policia vepron. Në polici duhet të të mbajë partia dhe jo puna.”,- tha Breçani./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Vdekja e dy punëtorëve/ Basha: Rama i pashpirt e arrogant

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.