Na ndiqni edhe në

Editorial

Rudina Xhunga: Identifikohet grabitësi i vrarë, ka bërë burg

Rudina Xhunga: Identifikohet grabitësi i vrarë, ka bërë burg
Sipas disa informacioneve të mbërritura në emisionin "Dritare me Rudinën", është identifikuar autori. Gazetarja, Rudina Xhunga tha se, grabitësi i vrarë ka bërë burg në një shtet fqinj. Debate ka pasur në studio për përgjegjësit e kësaj grabitje përveç autorëve.

Rudina Xhunga: Vazhdojnë më vijnë informacione të reja. Grabitësi është identifikuar, nuk është publikuar emri po ka qenë në burg në një vend fqinj. Së shpejti do të kemi edhe emrin e tij.

Arben Hajdarmataj: Është një shans i mirë për hetimin. Përderisa është identifikuar një person i grupit ka mundësi të identifikohen të tjerë.

Mit’hat Havari: Kemi aeroportet fqinjë, në Greqi, Maqedoni, Beograd, këtu është e disata herë që do të thotë se nuk është korrigjuar asgjë. Kaq.

Klodiana Lala: Këtu ka çaluar mënyra se si është garantuar siguria në aeroport. këtu nuk ka diskutim.

Rudina Xhunga: Se tani ikën lekët, pastaj ikin njerëzit. Kush e garanton.

Klodiana Lala: Ndodhi grabitja në 2015-ën, kemi një person që është në arrati. Lidhur me informacionet që ju vijnë ju, mua më vijnë pafund dhe më thonë që grupi kriminal e ka bazën tek zona e Freskut, është një grup kriminal që vepron mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nga informacionet zyrtare nuk është askush i përjashtuar nga hetimi. Ka dyshime të forta të prokurorisë që punonjësit e sigurisë, përgjegjësit për të garantuar aeroportin kanë çaluar, kanë shkelur rregullat e sigurisë./K.C/dritare.net