I vihet zjarri Drejtorisë së Burgjeve dhe Komisariatit nr. 3. Ka të lënduar
Sunday 18 October 2026, 18:06
Dritare.net

Protestuesit i kanë vënë flakën Drejtorisë së Burgjeve dhe Komisariatit nr. 3, në zonën e Mine Pezës në Tiranë.
Zjarri ka përfshirë ambientet e brendshme të godinave dhe, sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur në një pjesë të konsiderueshme të tyre.
Situata është veçanërisht shqetësuese, pasi raportohet se ka punonjës brenda të dyja godinave. Burime për DritareTv bëjnë me dije se ambulanca ka marrë 5 persona të lënduar në Komisariatin nr.3 /dritare.net